Bashkimi i Kumanovës është ndarë edhe me një lojtar.
Bëhet fjalë për Ekrem Memedin, mesfushorin 27 vjecar, i cili është rikthyer pas ca vitesh te Osogova nga Koçana për ta ndihmuar skuadrën në luftën për mbijetesë në Ligën e Dytë të RMV-së.
Ai tashmë disa ditë i ka nisur përgatitjet me Osogovën.
Është interesant se pikërisht Memedi ka qenë njëri prej shkaktarëve që Osogova kishte pësuar humbje prej 2-3 në terren të vet nga Bashkimi. Memedi e kishte shënuar golin e dytë.
Gjatë karrierës së tij, Memedi ka luajtur për Skopjen, Vardar Forino, Goblen nga Kumanova, si dhe për Vardarin e Milanon e Kumanovës në kategoritë e reja..