Nëse bazohemi te thënja dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë mënyra se si e nisi vitin 2024 Bunjamin Shabani paralajmëron se në pranverë do ta shohim sërish futbollistin sërish në top formë.
Kapiteni i Strugës realizoi gol në miqësoren ndaj Karaormanit, të cilën kampionët në fuqi e fituan me rezultat 4:1.
Bunjamin Shabani sezonin e shkuar mori epitetin e futbollistit më të mirë të sezonit nga të gjitha mediat sportive në vend, ndërsa pretendent shihet sërish të jetë edhe këtë sezon.
Përveç Shabanit, gola e triumfit për skuadrën e Shpëtim Duros realizuan edhe Ibraimi, Jaroviç dhe Kampaore.