Llapi mposhtet edhe në miqësoren e tretë, kësaj radhe nga ekipi hungarez Szeged!
Pas disfatave 2:1 nga Nasafi i Uzbekistanit dhe Kecskemeti i Hungarisë 2:0, Llapi e ka humbur edhe ndeshjen e tretë miqësore në Antalia të Turqisë.
Llapi të premten gjatë ditës u mposht me rezultatin 1:0 nga skuadra Szeged. Szeged është skuadër e kategorisë së dytë në futbollin hungarez.
Llapi në këtë ndeshje shënoi në pjesën e parë me Muhamet Hysenin, por goli ishte anuluar për pozitë jashtë loje.