Revanshi i Atletikos së Madridit kundër fqinjëve të Realit nuk ka vonuar.
Një javë pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës në gjysmëfinale, skuadra e Simeones është hakmarrë në Kupën e Mbretit, duke eliminuar Realin në 1/8 e finaleve në kohën shtesë 4-2.
Trajneri Simeone, duke folur pas ndeshjes, është shprehur i lumtur për suksesin dhe kualifikimin, me Atletikon që është e vetmja skuadër që e ka mundur Realin në këtë sezon në dy raste, në La Liga dhe në Kupën e Mbretit. “Ishte një ndeshje e pabesueshme.
E kishim deklaruar se me publikun tonë gjithçka do të ishte ndryshe.
Dhe kështu ndodhi. Ka qenë një takim shumë konsumues, por në fund ia dolëm. Ishte një revansh i ëmbël pas humbjes në Superkupën e Spanjës.
Skuadra meriton përgëzimet më të mira, pasi ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme”, deklaroi trajneri i Atletikos.