Interi ka dëshmuar formë të lartë në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Lazios, në takimin që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.
Reprezentuesit e Shqipërisë, Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e 81-të për Interin dhe Elseid Hysaj nga minuta e 83-të për Lazion.
Interi ka treguar forcën e liderit të Seria A, duke e demoluar rivalin.
Golat i realizuan Thuram (17'), Calhanoglu (49') e Frattesi (87').
Inter takohet me Napolin në finalen e Superkupës së Italisë.