Erzeni – Vllaznia është një nga duelet interesante që do të luhet ditën e sotme. Shijakasit do të presin në “Egnatia Arena” shkodranët për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të.
Një duel mjaft i luftuar, ku vendasit do të kërkojnë vetëm fitoren, ndërsa përballë do të kenë skuadrën e momentit në Superiore. Shkodranët kanë 4 fitore rresht në kampionat dhe ditën e sotme në orën 13:30 do të tentojnë të 5-tën.
Për këtë sfidë mjaft të luftuar FSHF-ja ka vendosur edhe për gjyqtarët e sfidave. “Newsport.al’ ka mësuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në Rrogozhinë.
Erzeni – Vllaznia
Arbitër kryesor: Olsid Ferataj (Patos)
Asistent 1: Orgest Grabova (Fier)
Asistent 2: Maringlen Llukmani (Vlorë)
Arbitër i 4: Laver Alla (Lushnje)
Var: Enea Jorgji (Elbasan)
Avar: Silvio Dyrmishi (Elbasan).