Fitorja ndaj Fiorentinës riktheu buzëqeshjen te Napoli dhe tashmë, në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit, axurrët synojnë objektivin e madh.
Performanca e mirë mbrëmjen e së enjtes i riktheu shkëlqimin dhe besimin Walter Mazzarrit, i cili gjithashtu përfundoi në sytë e kritikëve.
Megjithatë, jo për Aurelio de Laurentiis. “Unë kam qenë gjithmonë i bindur se ky Napoli ka një ekip të mirë. Pastaj duhet t’i jepni kohë Mazzarrit. Çdo trajner ka metodën e tij, të cilën gjithashtu duhet të jetë në gjendje t’ia përcjellë skuadrës”, – tha presidenti i kampionëve italianë në fuqi për “SportMediaset”.
Sa i përket aferës që lidhet me blerjen e Osimhen, që e sheh AdL pranë gjykimit për kontabilitet të rremë, numri 1 i Napolit preferoi të mos komentojë, duke e zhvendosur vëmendjen te rëndësia e kampionatit: “Është e gabuar të shpërqendrohesh para një finaleje…
Të gjithë, përfshirë UEFA-n dhe FIFA-n, po përpiqen të nënçmojnë dhe minimizojnë vlerën e vërtetë për tifozët, që është kampionati kombëtar. Kjo vlen për futbollin e çdo shteti. Për pjesën tjetër nuk kam dëshirë të flas”.