Ndërsa Juve pret Djalò-n, bardhezinjtë mund t’i thonë lamtumirë Moise Kean, lexojmë në “Gazzetta dello Sport”.
Tashmë është gjetur një marrëveshje e përgjithshme me Atletico Madridin, në krye të listës së preferencave të sulmuesit për të ardhmen, i eksploruar edhe nga Monza, Fiorentina dhe Rennes.
Tani, spanjollët presin të finalizojnë transfertën e Kean.
Nga ana tjetër, Giuntoli pret ‘dritën jeshile’, por me përjashtim të rasteve të minutës së fundit – shih huazimin e Bernardeschi nga Toronto – ai duket i orientuar që të mos ndikojë në ekuilibrin e ekipit, siç kërkohet nga Allegr.