Është mbajtur mbledhje komemorative për legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.
Morën pjesë një numër jo i vogël për të nderuar të madhin e futbollit gjerman.
Mbledhja komemorative u mbajt në hotel “Sirius”, ku u fol për jetën si futbollist të Franz Beckenbauerit.
Mes tyre ishte edhe legjenda e KF Prishtinës, Ejup Mehmeti dhe legjenda e basketbollit dhe komentimit, Agim Kasapolli, ish selektor i kombëtares së Kosovës dhe ish trajner në vitet e arta i KB Universitetit të Prishtinës.
U fol për Franz Beckenbauerin, i cili ka pasur shumë tifozë në shtetin e Kosovës.
Beckenbauer ka ndërruar jetë me 7 janar në moshën 78-të vjeçare.