Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Manchester Cityn si skuadrën më të mundshme për të fituar sërish Champions League.
Ai shtoi Real Madridin dhe Bayern Munich si skuadrat e tjera favorite për të ngritur trofeun.
Ronaldo tha:
“Manchester City ka shanse të mira për të fituar sërish Champions League.
“Favoritët? Manchester City, Real Madrid, Bayern…”.
Los Blancos ishin perfekt në fazën e grupeve të Champions League, duke fituar të gjashta ndeshjet dhe duke kryesuar Grupin C.
Ata do të përballen me Leipzig në raundin e 1/8-ave më 13 shkurt.
Ndërkohë, Manchester City shpreson të mbrojë titullin pas fitores së të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve.
Në fazën e 1/8-ave ekipi i Guardiolas do të përballet me skuadrën daneze të Copenhagen më 13 shkurt.