Koln po fundoset në renditje të tabelës.
Skuadra e Koln-it sot ka pësuar edhe një humbje të rëndë, kësaj radhe në konak të vetin, me rezultat 4:0 nga Dortmundit, në kuadër të Bundesliga I.
Golat i realizuan Malen (12' e 61'), Fullkrug (58' – nga penalltia) e Moukoko (90+4')..
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, i mungoi Koln-it, për shkak se ende nuk është gati pas lëndimit.
Pas javës së 18-të, Dortmundi renditet në vend të pestë me 33 pikë e Koln në të 17-tin me 11 sosh.