Yann Sommer, portier i Interit, ka dhënë një intervistë për Schweizer Illustrierten, duke folur për tërheqjen e tij të mundshme nga futbollit:
“Nuk mendoj ende për këtë. Më pëlqen shumë të luaj, veçanërisht tani që jam tek Inter me të gjithë emocionet që sjell kjo gjë. Fizikisht dhe mendërisht ndihem shumë mirë”.
– Në mendjen tënde është edhe Europiani me Zvicrën?
“Europiani me kombëtaren do të thotë shumë për mua.
Çdo turne me kombëtaren është një mundësi e madhe. Si skuadër, duam ta bëjmë vendin tonë krenar dhe të frymëzojmë tifozët”.
– Kush kanë qenë idhujt e tu në fëmijëri mes portierëve?
“Adhuroja Pascal Züberbühler, Stefan Huber e Sëen König, por edhe Gianluigi Buffon. Mendoj se është bukur tani që fëmijët dhe të rinjtë më shikojnë si një idhull të tyre”.