MIlani kthehet me tre pikë shumë të vështira nga stadiumi në Udine.
Udinese ka pësuar humbje me rezultat 3:2 me Milanin, në një sfidë dramatike deri në çastet e fundit.
Milan bën çmenduri, fiton me përmbysje në finish të takimit.
Në minutën e 31-të, Loftus-Cheek kaloi në epërsi Milanin por tre minuta pa përfunduar pjesë e parë u barazua rezultati me golin e Samarxhiq.
Futbollisti Thauvin në minutën e 62-të e zuri në "gjumë" mbrojtjen mysafire, 2:1.
Në minutën e 83-të, Joviq shënoi për 2:2 dhe Okafor në minutën e 90+3 e “ngrin” Udinesen, 2:3.
Pas javës së 21-të në Serie A, Milani është në vend të tretë me 45 pikë dhe Udinese në të 17-tin me 18 sosh.