Sommer: Tërheqja nga futbolli? Më pëlqen shumë të luaj te Interi

Futboll

Sommer: Tërheqja nga futbolli? Më pëlqen shumë të luaj te Interi

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:03
Yann Sommer

Portieri i Inter-it, Yann Sommer ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet zviceriane, ku ka folur ndër të tjera edhe për të ardhmen.

35-vjeçari është pyetur ndër të tjera edhe për momentin kur mendon se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe zviceriani deklaroi e nuk e mendon diçka të tillë për momentin, teksa shtoi se të luajë për “zikalërit” e lumturon.

“Nuk po e mendoj ende.

Më pëlqen shumë të luaj, sidomos tani te Inter-i me të gjitha emocionet që sjell.

Fizikisht dhe mendërisht ndihem shumë mire, kështu që nuk po mendoj ende për tërheqjen”-theksoi Sommer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat