Kenan Yıldız, lojtar i datëlindjes 2005, është një talent që duhet ruajtur me çdo kusht.
Sipas Gazzetta dello Spot, Juventus ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e turkut për t’i rinovuar kontratën.
Të dyja palët duket se duan të vazhdojnë përpara bashkë.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në 2027-ën dhe ideja është ajo që t’i ofrohet një rinovim deri në 2028-ën ose 2029-ën, gjithashtu edhe një rrogë në nivel me rolin që po fiton tek Juventus.
Yildiz fiton aktualisht 300-350 mijë euro në vit me bonuse.
Në qershor do t’i trefishohet rroga dhe me bonuse mund të kalojë 1 milion. Mënyra më e mirë për të mos rrezikuar ta humbasin.