Po kalon një moment të artë në karrierë, Rei Manaj po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në elitën e futbollit turk, ku po shënon gola me peshë javë pas jave.
Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar dy gola në sfidën që skuadra e tij po luan kundër Gaziantepit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superligës turke.
Rei Manaj shënoi në minutën e 8-të nga penallt e 15-të po ashtu nga penalltia.
Ky është goli i 10-të për sulmuesin kuqezi në kampionat, në 17 takime të luajtura këtë sezon.