Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli sot (16.30) do të paraqitet për Baselin në Letzigrund ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 19-të kampionatit zviceran.
“Pak më shumë se dy vite, Kololli i përshkroi mbështetësit e FC Zurich si ‘më të mirët në të gjithë Zvicrën", tani ai është veshur me fanellë kuqe e kaltër", shkruan mediumi zviceran "Blick".
Megjithatë, trajneri i tij, Fabio Celestini, nuk është i shqetësuar për Kolollin (ish lojtar i Zurich-ut) por thotë: “Do të japë 110 për qind. 10 për qind e fundit ndoshta falë fishkëllimave.
Lojtarët që luajnë dobët nuk fishkëllen kurrë”.
Dikush që ka ADN-në quhet Taulant Xhaka.
Por ai mungon të Baseli për shkak të pezullimit.
Edhe Kololli e di se sa emocione përfshihen në një duel mes rivalëve të përjetshëm, Zurich - Basel.
Ai luajti gjithsej tetë herë me Zurich kundër Baselit. Gjëja më emocionale ndodhi në prill të vitit 2019, kur skuadra e Baselit fitoi gjysmëfinalen e Kupës 3:1.
Zurich renditet në vend të tretë me 31 pikë e Baseli në të 11-tin (i parafundit) me 18 sosh.
“Në kohën time, rivaliteti midis Zurich-ut dhe Basel-it ishte më i madh!”, ka thënë Kololli.