Dy futbollistët shqiptarë e ndjekin nga stoli suksesin e skuadrës së tyre

Futboll

Dy futbollistët shqiptarë e ndjekin nga stoli suksesin e skuadrës së tyre

Më: 21 janar 2024 Në ora: 14:47
Pamje nga ndeshja

Frozinone ka marrë një fitore me përmbysje në javën e 21-të të Serisë A, ku në shtëpi kanë mundur Kaljarin në shifrat 3-1.

Takimi nisi mbarë për skuadrën mike, ku në minutën e 26-të Sulemana kalon Kaljarin në avantazh.  

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Frozinone gjen golin, por anulohet kështu që pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1 për Kaljarin.

Por pjesa e dytë dhuroi një tablo tjetër ku Frozinone arrin të përmbysë rezultatin duke shënuar tre gola. Në minutën e 64-t Maziteli barazon shifrat në 1-1.

Në të 75-ën Soule kalon Frozinonen në avantazh, ndërsa në minutën e gjashtë shtesë Kaio Zhorge shënon golin e tretë.

Dy futbollistët shqiptar që janë pjesë e Frozinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic e ndoqën nga stoli triumfin e skuadrës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat