Sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos u shty për shkak të reshjeve të dëborës dhe pavarësisht kësaj korçarët nuk e ndalin stërvitjen.
Në fakt nuk ka kohë për pushim, pasi të mërkurën do të zbresin në fushë për të luajtur për llogaritë e Kupës së Shqipërisë.
Skënderbeu do të udhëtojë në Durrës për të sfiduar Teutën në “Niko Dovana”, sfidë kjo që do të startojë në orën 17:00 dhe është e vlefshme për fazën e 1/8-ave.
Për këtë duel korçarët kanë nisur përgatitjet.
Ivan Gvoazdenvic ka vendosur që mëngjesin e ditës së sotme skuadra ta kalojë në palestër, ku lojtarët të bëjnë disa ushtrime shplodhëse. Ndërkohë ditën e nesërme stafi ka vendosur që skuadra të vazhdojë nomalisht stërvitjen në “Tropikal Resort”.