Sulmuesi ukrainas i magjeps të gjithë

Futboll

Sulmuesi ukrainas i magjeps të gjithë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:58
Artem Dovbyk

Sulmuesi ukrainas Artem Dovbyk duket se po jeton një ëndërr te skuadra e Gironës në La Liga. 26-vjeçari i mrekulloi të gjithë mbrëmjen e sotme, teksa arriti të shënonte plot 3 gola në portën e Seviljas, në harkun e 6 minutave, duke përmbysur rezultatin në pjesën e parë. 

Fillimisht Sevilja kaloi në avantazh me Romeron në minutën e 10-të, ndërkohë që Girona përmbysi shifrat falë tripletës së Dovbyk në minutat 13, 15 dhe 19.

Falë kësaj tripletë 26-vjeçari ukrainas u ngjit momentalisht në kuotën e 14 golave në 20 ndeshje.

Gjithashtu ai ka realizuar edhe 5 asist, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më në formë të Gironës, që është padyshim “Hirushja” e këtij sezoni i në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat