Jose Mourinho nuk do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Pasi u shkarkua nga Roma ditë më parë, për trajnerin portugez u raportua se do të marrë drejtimin e Al-Shabab.
Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, “Special One” nuk do të nënshkruajë me klubin saudit.
Mourinho thuhet se nuk e ka asnjë qëllim për të vazhduar bisedimet.
60-vjeçari nuk do të nxitojë vendimin e tij për klubin/projektin e ardhshëm pasi dëshiron të zgjedhë më të mirën për karrierën e tij.