Juventusi ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Lecce-s, në takimin e javës së 21-të në Serie A.
Juve merr kreun e tabelës me 52 pikë por ka një ndeshje e një pikë më shumë se Interi në vend të dytë.
Vllahoviq (59' e 68') e Bremer (85') shënuan për Juven.
Ylber Ramadani u paraqit nga minuta e parë por me Leccen të pa forcë ndaj "Zonjës së Vjetër".
Lecce është në vend të 14-të me 21 pikë.