Rrahmani: Plani i Zotit është gjithmonë më i miri

Futboll

Rrahmani: Plani i Zotit është gjithmonë më i miri

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:27
Rrahmani

Amir Rrahmani ndihet i dëshpëruar me humbjen e Napolit nga Interi në finale të Superkupës së Italisë.

“Nerazzurri” fituan me rezultat minimal, 1:0 falë golit të Lautaro Martinezit në fund të takimit.

Përfaqësuesi ynëluajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në fund u desh të kënaqej me medalje të argjendtë.

29 vjeçari e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shprehu zhgënjimin me humbjen, por që u pajtua me fatin…

“Krenar që jam këtu sonte pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë.

Është e dhimbshme dhe e vështirë, por dhamë gjithçka. Plani i Zotit është gjithmonë më i miri”, shkroi qendërmbrojtësi kosovar në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat