Kosova e Dusseldorfit, kampion vjeshtor në Bezirksliga po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit.
Skuadra shqiptare me president Bujar Neziri nesër do të takohet në miqësore me ekipin SC Unterbach.
“Ndeshja e dytë miqësore zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 kundër SC Unterbach.
Pas ndeshjës së anuluar shkaku i motit të keq dhe gjendjes së fushës ekipi ynë rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës ku kundërshtarë ka SC Unterbach klub ky qe garon në Kreisliga A.
Ne ju ftojmë ta ndiqni këtë ndeshje e cila zhvillohet në Niermannsweg 10,40699 Erkrath”, njofton FC Kosova.