Ardian Ismajli është kthyer në një pikë referimi në mbrojtjen e Empolit, ku ka fituar një vend fiks në formacionin titullar të skuadrës toskane. Edhe me ardhjen e trajnerit të ri Nicola, mbrojtësi kuqezi mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit në repartin difensiv.
Ditët e fundit, sipas një prej thashethemeve të shumta të tregut që qarkullojnë në këtë periudhë, lojtari i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Rusia, ose më saktë dy.
Lokomotiva e Moskës paraqiti një ofertë 'të rëndë' për Empolin, por mbrojtësi e refuzoi atë dhe vendosi të qëndrojë në skuadrën toskane. Pak më vonë edhe CSKA e Moskës kërkoi Ismajlin, duke marrë të njëjtën përgjigje.
Duket se Ismajli ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij te Empoli, aty ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.