Dinamo u detyrua të ndryshonte kursin e përgatitjeve pa e luajtur ndeshjen e javës së 20- të të kampionatit.
Blutë shkuan në Korçë, por nuk mundën të luanin me Skënderbeun për shkak të motit të keq dhe u kthyen në Tiranë.
Të dielën trajneri Mehmeti dhe stafi i tij nisën përgatitjet për ndeshjen me Laçin, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, që luhet të mërkurën në transfertë.
Klubi kryeqytetas e ka në objektivat e veta të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, pse jo dhe ta fitojë, kështu që të mërkurën Dinamo do të kërkojë kualifikimin me të gjitha forcat e veta.