Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të largohet nga Bayern Munichi këtë afat kalimtar.
Sipas “Sky Sport” të Gjermanisë, sulmuesi do të qëndrojë te Bayern Munichi deri në fund të kontratës.
Kontrata e tij me kampionët gjermanë skadon më 30 qershor.
34-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Manchester United, por duket se ai nuk e pëlqen një rikthim në Premierligë.
Kësisoj, sulmuesi nga Kameruni do të largohet si lojtar i lirë në verë nga “Allianz Arena”, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.