Krahas ndërtimit të stadiumit në fshatin Luboten, kryesia e KF Bashkimi nga ky fshat, anëtar i Ligës së Tretë maqedonas -Grupi Veri, po mendon edhe në përforcimin e skuadrës.
Kësisoj, KF Bashkimi përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social facebook ka prezantuar Rijad Veliin.
Mesfushori 26-vjeçar vjen nga Fortuna e Hasanbegut.
Velii gjatë sezonit vjeshtor ka shënuar disa gola dhe asiste të rëndësishme për Fortunën.
Velii ka premtuar se do të jap maksimumin për Bashkimin e Lubotenit, që në sezonin pranveror të arrijnë rezultate sa më të mira. Ai mezi e pret derbin me GFK Kumanovo.
Ndryshe, KF Bashkimi është një klub modest, i cili po përballet me kushte elementare. Naim Saliu, është njeriu i palodhur, i cili ka marrë një iniciativë për ndërtimin e një stadiumi në fshatin Luboten. Ai përmes njerëzve vullnet mirë, dëshiron që Bashkimin ta bëjë, siç thonë, me shtëpi të vetën.