Kombëtarja ë Sirisë ka shkruar sot emrin në historinë e futbollit teksa për herë të parë ka siguruar praninë mes 16 ekipeve më të mira në Kupën e Azisë.
Një arritje e cila erdhi pas fitores 1-0 ndaj Indisë, duke bërë realitet një ëndërr të ndjekur prej shumë vitesh.
Në arritje e jashtëzakonshme që është përjetuar me shumë emocione nga protagonistët e sfidës, aq sa edhe përkthyesi i trajnerit të përfaqësues nuk ka mbajtur dot lotët pas duelit.
Mediat siriane po intervistonin trajnerin argjentinas Hektor Raul Kuper, një emër të njohur të futbollit botëror i cili në karrierë ka drejtuar edhe skuadra si Valencia, Inter e Parma, teksa tani drejtoi pikërisht përfaqësuesen e Sirisë drejt arritjes historike.
Duke folur, përkthyesi i tij sirian nuk mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara, ashtu siç bëri më pas i emocionuar edhe gazetari që po bënte intervistën.
Vetëm Kuper qëndroi i qetë në atë moment dhe u largua nga plani, duke lënë të dy të tjerët të përqafoheshin shumë të emocionuar në këto momente historike për futbollin e vendit të tyre.