Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërissë.
Kjo përballje do të startojë nëorën 13:00 dhe demat janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi kjo është një përballje me eleminim direkt.
Duke qenë e tillë, Orges Shehi nuk i pranon “surprizat” dhe ndaj fierakëve nuk do hapa fals.
Kryeyqtetasit do të hyjnë në fushë për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticoion.
Timonieri nuk do të kursejë asnjë lojtare, ndërsa do të jetë “all-in”. Por trajneri i të kuqve ka disa dilema për formacionin. Buxhelaj dhe Atanaskovski në mbrojtje dhe në mesfushë Mehmetaj ose Murataj do të duelojnë mes tyre për një fanelë titullari.
Formacioni i mundshëm: Hoxha, Hadroj, Sota, Janjeva, Buxhelaj (Atanaskovski), Maget, Mehmeti (Murataj), Rrapaj, Taipi, Mensah, Cara. Trajner: Orges Shehi.