Egnatia – Lushnja është një nga takimet interesante të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Takim ky që do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 13:00.
Rrogozhinasit sigurisht shikohen si favoritë në këtë sfidë, për shkak edhe të momentit të mirë që po kalojnë në kampionat. Por skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova duhet të bëjë mjaft kujdes, pasi ka përballë një skuadër që e kanë si “mace të zezë”.
Statistikat e përballjeve direkte të dy ekipeve flasin dukshëm në favor të lushnjarëve.
Në 10 ndeshjet e fundit mes tyre të zhvilluara mes Kategorisë së Parë dhe Superiores, skuadra e Lushnjes ka arritur të fitojë 5 ndeshje kundrejt 1 sfidë që ka triumfuar Egnatia.
Ndërkohë 4 duele kanë përfunduar në barazim mes tyre.
Fitorja e fundit në takimet mes tyre i takon rrogozhinasve, të cilët kanë triumfuar 3-0 në transfertë ndaj lushnjarëve. Skuadra e Tetovës ka shënuar 10 gola, ndërsa ka pësuar 14 gola.