Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Enis Bardhi, kërkohet nga disa skuadra.
Nuk është bërë e ditur se nga cilat skuadrat janë ofertat për Bardhin.
Kontrata e tij me Trabzonin skadon verën e ardhshme.
Muajt e kaluar u spekulua shumë për transferimin e Bardhit.
Ndër të interesuarit janë edhe klubet nga Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe raportohet se ai mund të përfundoi në skuadrën e Cardiff-it në Championship.
Flitet se një nga ofertat është edhe kjo, që të huazohet në Cardiff deri në fund të sezonit.