Liverpool është futur në garë për marokenin

Futboll

Liverpool është futur në garë për marokenin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:48
Bilal El Khannouss

Liverpool është futur në garë për të sjellë në “Anfield” talentin 19-vjeçar maroken Bilal El Khannouss.

Mesfushori me tipare sulmuese luan në Belgjikë me skuadrën e Genk.

El Khannouss ka lindur në Belgjikë dhe deri vonë ka luajtur me kombëtaret e moshave të këtij vendi (deri U-18 e Belgjikës). Nga viti 2022 ai vendosi të luajë për ekipin afrikan, nga ku ka edhe origjinën.

Marokeni ka realizuar 4 gola në 60 ndeshje në kampionatin belg, duke tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave të mëdha në Europë. Për të janë interesuar edhe Atletico Madrid e Bayer Leverkusen.

Liverpool kërkon të sjellë në Premier League lojtarin, që e konsideron si zëvendësuesin ideal të Mohamed Salah. Për këtë arsye, drejtuesit e “The reds” kanë biseduar me menaxherin e lojtarit.

El Khannouss ka një kontratë deri në vitin 2027 me Genk dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 22 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat