Skuadra e futbollit Deçiqi nga Tuzi po përgatitet në Antalia.
Skuadra shqiptare me president Pal Dreshajn do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore me skuadrat e shteteve të ndryshme.
“Ekipi ynë realizoi trajnimin e fundit para udhëtimit në Antalia në Turqi, ku gjatë përgatitjeve atje do të luajë edhe disa ndeshje miqësore”, njofton KF Deçiqi.
Skuadra shqiptare është nënkampion vjeshtor me 37 pikë apo ka 2 me pak se Buduçnosti i Podgoricës.
Pranvera pritet të jetë e nxehtë në luftë për titullin e kampionit.