Laçi fitoi në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në Kurbin përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, të cilët triumfuan falë një autogoli të Jankut. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa.
“Nuk do të bëhem hipokrit nëse skuadra kualifikohet përballë një ekipi si Dinamo.
E cila është një skuadër që kërkon të rritet dhe 3 ditë më parë nuk ka luajtur në kampionat. Jam i kënaqur sepse ishim solidë.
Ekipi ynë kishte dëshirë dhe për mua është shumë e rëndësishme fitorja për sot dhe vazhdimësinë.
Me pëlqeu mënyra se si kontrolluam kundërshtarin.
Megjithëse Dinamo në pjesën e dytë ndryshoi mënyrën e lojës, pasi në pjesën e parë nuk luajtu me dy sulmues të deklaruar, por me 9 të fshehtë. Në pjesën e dytë doli me Kaçorrin përpara. Mos të kishim shënuar do ishte më e vështirë, por nuk rrezikuam përveç pritjes së Dajsinanit”, u shpreh fillimisht Josa.
“Duke patur parasysh që mesfushorët e qendrës duhet të shtynin përpara ishte efikase për në.
Nuk e zgjidhën vetëm mesfushorët ndeshjen pasi dhe disa të tjerë në rolet e tyre ishim shumë mirë.
Kishim përballë Dinamon që dinë të luajnë mirë me topin dhe na kanë mposhtur në dy ndeshjet e kampionatit.
Por për mua sot merr vlerë ndeshja e Partizanit. Pasi të dielën kemi një ndeshje të vështirë përballë Teutës”, tha Josa.