Trajneri i Apolonisë, Dritan Mërgjyshi, pas eliminimit nga Kupa nga Partizani pohoi se skuadra mund t’ia dalë në kampionat, ndonëse diferencat janë të mëdha. Pas ndeshjes për “MCN” trajneri Mërgjyshi u shpreh:
“Përgjithësisht kemi bërë mirë duke ditur edhe gjendjen dhe kontgjentin e Partizanit.
Ata e kishin detyrim të fitonin, ishte i karikuar pas humbjes me Laçin, kështu që kundërshtari nuk ishte në gjumë. Bëmë ndeshje të mirë, ishim të ekuilibruar, rezultati 3-1 nuk është real, pasi patëm një mundësi pas 2-1.
Jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe diferencën e bën organika.
Stoli i Partizanit u tregua efikas dhe bënë diferencën, ata kanë dy 11-she. Ndërsa ne kemi vështirësi dhe mangësi bë stol
Kupa nuk u neglizhua, objektiv është kampionati për ne. Do të luftojmë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje edhe “play off” është një mundësi për Superioren, pasi diferenca me kreun është e madhe.
Duhet të jemi në gatishmëri, mungesa në organikë, por kam gjetur skuadër të mirë me energji, por nuk kemi shumë alternativa.
Duhet shumë punë në kampionat, pasi është ende i gjatë, por kemi organikë të kufizuar.
Merkato?
Klubi po punon, pasi kam vetëm 1 javë në drejtim. Klubi ka mbyllur kontratat me 3 afrikanë, por akoma nuk janë në dispozicion. Me këto lojtarë do të jemi më të plotë në ato pika që kemi nevojë.
Diferenca me kreun është e , morëm një barazim ndaj Flamurtarit. Është konsumuar gjysma e garës, ekipet para nesh kanë objkonsiderueshmeektivat e tyre, siç e pamë edhe sot edhe “play off” është një mundësi. Kur u përballëm sot me Partizanin mund t’ia dalim në kampionat”.