Partizani dhe Apolonia u mbyll me fitoren e të kuqve me rezultatin 2-1. Demat kualifikohen në çerekfinale me golat e Skukës, Hadroj e Mensah. Pas sfidës, heroi i ndeshjes, Xhuliano Skuka, tha: “Ndihem mirë për çdo gol timin që ndihmon skuadrën.
Kemi akoma punë për të arrirë Skukën që isha. Trajneri që ishit apo ky tani?
Besoj ky tani.
Profesor Gesi ka punuar fort dhe do arrijmë t’ja dalim në çdo objektiv të Partizanit.
Vetëm punë për të arrirë formën maksimale.
Po bëj stërvitje individuale dhe shpresoj të arrij 100% sa më shpejt. Gol në Shkodër? Futem çdo ndeshje për të shënuar, shpresoj që po”, tha Skuka.