Grainca emërohet koordinator i shkollës së klubit Ferizaj

Futboll

Grainca emërohet koordinator i shkollës së klubit Ferizaj

Nga: K.G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:33
Shaip Grainca

Shaip Grainca, ish gjyqtar i futbollit, tani me pozitë të re.

Grainca është emëruar koordinator i klubit të futbollit Ferizaj. 

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot ka përmbyllur ciklin e reformave të nisura në Shkollën e Futbollit, me emërimin e koordinatorit të ri, Shaip Graincës. 

Grainca tashmë figurë e njohur në komunitetin e sportit për shkak të angazhimit të kahmotshëm në futbollin kosovar, pritet të jetë ura lidhëse mes Bordit Drejtues dhe stafit të Shkollës së Futbollit. 

Kontributi i Shaip Graincës në futbollin vendor daton qysh para vitit 1990, kur kishte filluar të luajë futboll në klubin e qytetit. Pas mbarimit të karrierës si futbollist, ai për 11 vite kishte qenë refer në Superligën e Kosovës në Futboll, nga viti 1999 deri më 2010. 

Një karrierë e pasur si lojtar e refer u përmbyll në mënyrën më të mirë sepse nga viti 2011 e deri në vitin 2020, Shaip Grainca ishte delegat në ndeshjet e organizuara nga FFK-ja. 

Një herë si lojtar, e pastaj si refer i mirënjohur, e në fund kontroller që i notonte referët pas çdo ndeshje. Kjo pra është karriera me shumë suksese e koordinatorit të ri të Shkollës së Futbollit "FC Ferizaj", Shaip Graincës. 
Baci Shaip, ashtu siç e quajmë ne në klub, ka kontribuar vazhdimisht në FC Ferizaj.

Ai ka qenë i angazhuar në Shkollën e Futbollit tash e disa vite. Këtij angazhimi ne ia kemi kthyer me një pozitë shumë të rëndësishme, atë të koordinatorit”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat