Teuta fitoi përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së hqipërisë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golat për durrsakët u shënuan nga Daci dhe Arifi. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli pikërisht Daci që përveç golit të parë të shënuar, asistoi te i dyti.
“Më kanë munguar shumë golat, por mendoj se do të bëj më mirë. Ishim optimist që para ndeshjes, kishim besim se do e fitonim. Kjo fitore do të na ndihmojë shumë edhe në kampionat. Konkurrenca?
Kemi patur nevojë për afrime pasi ekipi nuk ka qenë i plotësuar, por na kanë dhënë freski. Konkurrenca n aka bërë mirë”, u shpreh Klejdi Daci.