Teuta fitoi përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së hqipërisë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golat për durrsakët u shënuan nga Daci dhe Arifi..
“Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Barazimi me Tiranën në fund i dha djemve shumë moral. Këto janë sfida me një takim dhe janë të rëndësishme. Kishim raste shënimi në pjesën e parë, por nuk ia dolëm.
Dëmtimi i Beqajt dje na reduktoi sot, duke luajtur Lloci si numër 6, por që bëri perfekt në fazën ofensive dhe difensive. Dyshja e sulmit mbajti peshën e lojës.
Djemtë luajtën mirë, kishin mundësi të shënonin dhe gola të tjerë. Në pjesën e dytë pas dy golave e ulën disi ritmin duke i dhënë shanse Skënderbeut të shënonin, nuk duhej ta bënin diçka të tillë”, u shpreh fillimisht Edi Martini.
Nuk u frikësuat kur e ndërtuat ndeshjen në atë lloji mënyre loje?
“Pasi mbyllëm stërvitjen u dëmtua Beqja. Kisha dy mundësi për sulmin.
Por doja që të isha më afër portës së kundërshtarit. Kthimi i Llocit në 6 ishte eksperiment, por forma e mirë e mbrojtjes më bëri të kisha besim. Rezultoi pozitive, por risku ishte aty, por gjithsesi nuk kisha shumë zgjedhje”.