Mallorca në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra ishullore fitoi 3:2 kundër Gironës, duke i shkaktuar humbjen pas 17 ndeshjesh skuadrës që kryeson kampionatin spanjoll.
Vendasit zhvilluan një pjesë të parë perfekte. Mallorca realizoi tre gola në 45 minutat e para.
Serinë e golave e hapi Larin, më pas Prats show. 31-vjeçari shënoi një eurogol, të dytin e realizoi me penallti.
Girona nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 68’. Raillo u ndëshkua me të kuq dhe penallti për skuadrën mike. Stuani nuk gaboi, por goli i dytë i Gironës erdhi shumë vonë.
Savio shënoi në minutën e gjashtë shtesë. Vedat Muriqi u fut në fushë për Mallorcan në minutën e 71’.
Sulmuesi nga Prizreni po rifiton gradualisht formën e tij më të mirë.
Në fund pati festë ishullore. Mallorca i bashkohet Sociedadit në gjysmëfinale.
Dy çerekfinalet e tjera janë Athletic Bilbao-Barcelona dhe Atletico Madrid-Sevilla.
Kupa e Mbretit
Çerekfinale
MALLORCA-GIRONA 3-2 (Larin 21′, Prats 28′, (pen) 35′ / Stuani (pen) 68′, Savio 90+6′).