Trajneri i Atletico Madridit, pas publikimit të bisedave mes arbitrave: “Problemi nuk është se janë publikuar, por çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit”
Diego Pablo Simeone kritikon VAR.
Pas polemikës në lidhje me ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias, trajneri i Colchoneros tha në një konferencë shtypi:
“A mendojnë vërtet se ne jemi të gjithë budallenj?”.
Simeone, i cili eliminoi Realin në raundin e fundit të Kupës së Mbretit, i rikthehet polemikave lidhur me publikimin e audios mes dhomës VAR dhe arbitrit të ndeshjes.
“Problemi nuk është se është publikuar kjo audio – deklaron ai – problemi është se çfarë thanë arbitri dhe VAR-i me njëri-tjetrin”.
Trajneri i Atletico Madridit, për klasën e arbitrave spanjollë: “VAR-i i përmirëson, por edhe i ekspozon. Sigurisht që po kalojnë një periudhë presioni të fortë, por gjithmonë ka situata që shkaktojnë diskutime”.