Athletic Bilbao është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Skuadra e Bilbaos pas 120 minutave e ka eliminuar Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 4:2.
Ndeshja ka përfunduar baras (2:2) në kohën e rregullt.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/25/850x636_01706137801.jpg)
Pamje nga ndeshja
Qysh në minutën e parë (pas 36 sekondave) Bilbao kaloi në epërsi me golin e futbollistit Guruzeta.
Megjithatë Barcelona kundërpërgjigjet brenda 32 minutave duke shënuar dy herë.
Lewandowski ka barazuar në minutën e 26-të dhe talenti Yamal në atë të 32-tën shënoi për 1:2.
Yamal që dhuroi spektakël në fushën e blertë.
Në minutën e 49-të vendasit barazuan rezultatin 2:2 me golin që shënoi me kokë Sancet.
Talenti Yamal kishte dy mundësi fantastike për të kualifikuar Barcelonën, por shpërdoroi rastet flagrante.
Yamal nuk shënoi në portën bosh.
Në minutën e 105+2 I. Williams shënoi për 3:2 e në atë të 120+1 N. Wrilliams realizoi për 4:2, duke e tronditur Barcelonën dhe e dërguan në shtëpi.