“Aspirinat” e Bajer Leverkuzenit janë duke zhvilluar një sezon të magjishëm, me djemtë e teknikut, Xabi Alonso, që aktualisht qëndrojnë në vendin e parë, në tabelën e Bundesliga, me 7 pikë diferencë, me “bavarezët” e Bajern Munihut, të vendit të dytë, duke “flirtuar” kështu, me titullin e parë kampion, në historinë e klubit.
Padyshim një nga protagonistët e këtij sezoni fantastik është “bomberi” nigerian, Viktor Boniface i cili në 16 përballjet e para të këtij sezoni, në kampionatin gjerman ka arritur të shënojë plot 10 gola, si dhe të dhurojë 7 asistime, mirëpo një dëmtim në muskujt e kofshës gjatë stërvitjes me “aspirinat” e ka lënë 23-vjeçarin jashtë deri në muajin prill.
Në të tilla rrethana, bordi i Bajer Leverkuzenit është detyruar të transferojë një sulmues rezervë, në rast se dëmtohet edhe çeku, Patrik Shik.
Bëhet fjalë për spanjollin e Real Betis, Borha Iglesias, i cili pavarësisht se ka arritur të regjistrojë vetëm 1 asistim, në këtë edicion të La Liga, shihet nga tekniku “bask”, si një lojtar perfekt për rotacion.
Mbrëmjen e së hënës, erdhi edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, me “bomberin”, 31-vjeçar, i cili do të transferohet në Gjermanë falë formulës së huazimit, me të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit, për 8 milionë euro dhe pritet që spanjolli të përshtatet jo pak me skemat e “aspirinave” e të japë kontributin e tij, drejt titullit të parë kampion,