Afrimi i një mbrojtësi është objektivi kryesor në merkato i Milanit, por ndërkohë kuqezinjtë po mendojnë edhe për sulmin e së ardhmes dhe një profil që pëlqehet shumë është ai i Joshua Zirkzee, që ka spikatur te Bolonja këtë sezon, duke shënuar 7 gola në 19 ndeshje të luajtura.
22-vjeçari holandez ka një klauzolë largimi prej 40 milion eurosh, shifër që mund të ulet nëse do të përfshihej në marrëveshje Saelemaekers (aktualisht i huazuar te Bolonja, që ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 12 milionë euro). Zirkzee do të ishte profili i duhur dhe me pagën më të ulët në krahasim me të tjerët.
Për t'u rikthyer tek mbrojtja, mbeten vështirësi në mbylljen e një operacioni para përfundimit të merkatos: vazhdon monitorimi i Adarabioyo (Fulham) dhe Lacroix (Wolfsburg).
Një tjetër emër është Lenglet nga Barcelona (në huazim te Aston Villa).