Jo vetëm Superiorja, edhe Kategoria e Parë do të zbresë në fushë për të bërë llogaritë e javës së 18-të të kampionatit.
Kjo javë do të luhet të dielë dhe të hënë. Takime dhe duele mjaft interesante janë në program dhe java e 18-të është vërtetë e “zjarrtë”.
Korabi do të presë Kastriotin ditën e dielë. Kjo përballje do të startojë në orën 13:30. Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Luzit dhe Lushnjës, si dhe Tomorit dhe Apolonisë.
Ndërkohë të hënë do të luhen 3 takimet e tjera, po në orën 13:30.
Elbasani udhëton në transfertë për t’u përballur me Burrelin, ndërsa Bylisi pret në shtëpi Vorën, teksa Flamurtari do të duelojë në shtëpi me Besën e Kavajës.