Roma gati tre shitje

Futboll

Roma gati tre shitje

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:07
Logo e Romës

Roma është me të vërtetë pranë Anxhelinos, mbrojtësi spanjoll i datëlindjes 1997 që është në pronësi të Lajpsigut, por i huazuar tek turqit e Gallatasarajit.

Sikurse raporton Xhianluka Marcio, verdhekuqtë kanë shtuar intesitetin e bisedimeve me lojtarin, por edhe me klubin gjerman.

Por gjithçka duket se ka mbetur në tratativë, sepse diskutimet janë në fazën e bllokimit. Për të marrë Anxhelinon, Roma duhet të bëjë disa shitje.

E kandidatët për t’u larguar për të pasur më pas spanjollin tek verdhekuqtë e De Rosit janë Renato Sançez, Çelik dhe Kumbulla.

Anxhelino do të mund të vinte me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, ndërsa në pjesën e parë të sezonit tek turqit e Gallatasarajit nuk e plotësoi numrin e caktuar të ndeshjeve. Pra nga 20 që ishin marrë vesh të dy klubet luajti me turqit vetëm 19 e kjo krijoi polemika mes Lajpsigut dhe Gallatasarit. Gjithsesi, Roma bën gati tre lojtarë për të shitur për të marrë Anxhelinon..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat