I goditur në pjesën e pasme të kofshës së majtë, të mërkurën në ndeshjen ndaj Union Berlin, të cilën Bajern i Mynihut e ka fituar 1-0, mbrojtësi francez Dajot Upamekano ka qenë i detyruar ta lërë fushën më shpejt. Ai ka patur një çarje muskulore dhe do të mungojë për shumë ndeshje për skuadrën e trajnerit Tomas Tuhel.
“Të vjen me të vërtetë keq për Upan kjo nga ana personale, ndërsa për ne do të jetë një mungesë e madhe nisur dhe nga forma e mirë sportive që po shfaqte”, ka thënë trajneri i Bajernit në përfudim të ndeshjes. “Ai është thuajse i pazëvëndësueshëm në pozicionin e tij, por jemi të detyruar ta zëvëndësojmë dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë gjë. Ai po kalonte një formë të jashtëzakonshëm pas shumë javësh me ulje e ngritje..
Për ne është një problem i madh. Jemi pak të mallkuar në këtë moment, duke patur parasys dhe Kim Min-jae, që tanimë mungon sepse është në Kupën e Azisë.
Për shkak të një problemi muskulor në kofshë, më saktë për një çarje të muskulit, mendohet që Upamekano do të mungojë gjatë për disa javë, jo për disa ditë. E ky është një probleme për ne”.
Në të 43’ të ndeshjes së prapambetur të javës së trembëdhjetë të kampionatit gjerman, Dajot Upamekano ndali vrapimin, ndërsa ka ndjerë shqetësime në kofshën e majtë. Ai u kthye përsëri për të luajtur e pesë minutat e fundit të pjesës së parë dhe më pas doli nga loja duke u zëvendësuar nga Erik Dajer.