Kukësi vazhdon përforcimet në këtë merkato dimri. Verilindorët kanë arritur të sigurojë shërbimet e Leonardo Uka.
Sulmuesi pritet që të zbarkojë ditën e sotme në Shqipëri për të nënshkruar me verilindorët.
Skuadra e Stavri Nicës përforcohet në repartin e sulmit. 22-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra si Grasshoperss, Fc Schaffhausen dhe së fundmi Fc Cosmos, teksa ka dalë nga akademia e Zürich.
Uka ishte në planet e skuadrës verilindore që në merkaton e verës, por për disa arsye nuk ia dolën dot të kompletonin këtë transferim.
Tashmë palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa mundon vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi. Uka në këtë sezon me Fc Cosmos ka luajtur në 11 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 2 asiste. Kalimi te Kukësi do të jetë aventura e tij e parë në Shqipëri, ndërsa do të synojë të lërë gjurmë në Superiore.