Bardhi titullar, Trabzoni mposhtet! Trabzon me këtë humbje rrezikon vendin e tretë.
Mediat turke raportojnë se reprezentuesi maqedonas, shqiptari Enis Bardhi, pritet të largohet nga Trabzonspori dhe të shkojë si huazim në një klub nga Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për Bardhin ka kohë që flitet se do të largohet nga Trabzonspor, i cili sonte është paraqitur titullar, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rizespor-i vendas, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit turk.
Trabzon është në vend të tretë me 37 pikë e ka dy më shumë se Rizespor që gjendet dy vende më poshtë.